Shiti kompaninë për 112 milionë euro, biznesmeni ndan 4 milionë me punëtorët

26 tetor 2026 | 08:39

Biznesmeni Pedro Pestana ka marrë vlerësime të shumta për vendimin që mori pas shitjes së kompanisë së tij teknologjike, Marosa, për 112 milionë euro.

Pas marrëveshjes me kompaninë shumëkombëshe Wolters Kluwer, Pestana vendosi të ndajë 4 milionë euro nga pjesa e tij e përfitimit me punonjësit që kontribuuan në suksesin e biznesit.

Nga ky gjest përfituan gjithsej 120 punëtorë. Ajo që e bëri vendimin edhe më të veçantë ishte fakti se pagesat nuk u kufizuan vetëm për punonjësit me përvojë shumëvjeçare, por përfshinë edhe ata që ishin punësuar së fundmi, shkruan Mirror, transmeton KlanKosova.tv.

“Marosa u ndërtua falë punës së palodhshme të shumë njerëzve. Ndarja e përfitimit nga shitja është një mënyrë për ta vlerësuar kontributin e tyre dhe për t’u kthyer një pjesë të asaj që ndihmuan të krijohej”, deklaroi Pestana.

Biznesmeni vlerësoi veçanërisht punonjësit e parë, të cilët i besuan kompanisë kur ajo ishte ende një biznes i vogël në zhvillim.

Përmes këtij vendimi, ai synoi që suksesi i kompanisë të ndahej me të gjithë ata që kishin kontribuuar në ndërtimin e saj, pavarësisht kohës sa kishin punuar aty.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) sot (e hënë) do…