
Shitja e Muriqit nuk ishte në opsion të Fenerbahçes
31 janar 2020
| 19:24
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është lidhur vazhdimisht me një kalim në Premierë Ligë, por agjenti i lojtarit, Haluk Cantar, ka thënë se janë të lumtur me ofertat për sulmuesin shqiptar, por Fenerbahçe nuk e ka pasur në plan shitjen e tij.
“Muriqi është në kontratë katërvjeçare me klubin e Fenerbahçes. Jemi të lumtur që për të kanë shprehur interesim klube të ndryshme, por nuk bëhet fjalë për një largim në afat të janarit”, ka thënë ai. Muriqi ka shënuar 12 gola dhe 4 asistime në 17 ndeshje të Superligës turke deri tani.