Shkaku i Macronit mund të ndezët luftë në Ballkan, kjo është arsyeja

20 nëntor 2019 | 15:51

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka qenë zëri kryesor kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Një qëndrim i tillë ka irrituar të gjithë, krerët e institucioneve të BE-së, ShBA-në e madje edhe shtetet tjera që aspirojnë anëtarësimin në Bashkim Evropian.

Më i prekur nga një qëndrim i tillë i Francës është ndarë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili ka arritur  marrëveshjen historike me Greqinë për emrin.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriu, ka thënë  se një zhvillim i tillë e ka shkatërruar si personalisht por edhe psikologjikisht.

“Një gjë e tillë më ka shkatërruar personalisht, dhe psikologjikisht”, ka thënë Zaev, teksa ka shprehur edhe shqetësimin jo vetëm për veten dhe shtetin e tij, por edhe për stabilitetin e gjithë Ballkanit Perëndimor, shkruan “New York Times”.

Zaevi ka thënë se një zhvillim i tillë i hap rrugë rritjes së radikalizmit dhe, gjithashtu, konflikteve brenda shteteve dhe, gjithashtu, edhe të shteteve në mes vete.

“Nacionalizmi dhe radikalizmi mund të rriten përsëri. Aty ka një rrezik për hapjen e konflikteve brenda shteteve përsëri. Gjithashtu, për të hapur konflikte në mes të shteteve përsëri”, ka thënë Zaevi.

Më tutje, kryeministri maqedonas ka thënë e janë udhëhequr nga shpresat që u kishte dhënë Bashkimi Evropian, megjithatë ka potencuar se pas zhvillimeve të fundit rajoni është në errësirë dhe kush e di se nga do të shkojë.

Në këtë shkrim të “New York Times”përmendet edhe fragjiliteti i Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës, dhe gjithashtu edhe përpjekja e Rusisë për rritje të influencës në Ballkan, kërcënim ky që i druhet edhe ShBA-ja.

Lidhur me këtë situatë për “New York Times” ka folur Albert Musliu, nga Asociacioni për Iniciativa Demokratike, i cili ka thënë se tashmë nuk ka vizion rreth asaj se si duhet të ecet.

“Tani jemi pa një vizion. Dhe kur nuk ka vizion, opsionet tjera fillojnë të shfaqen, dhe ato mund të jenë të rrezikshme”, ka thënë Musliu.

Musliu ka ngritur shqetësime se akterë të jashtëm munden që lehtë të nxisin përçarje, pasi një shumicë e madhe në Maqedoni janë shqiptarë. /Gazeta Projketi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tedi Blushi, zëdhënës i presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir…