
Shkarkimi i Fadil Kodrës, Klinaku: Turpi i turpit i kësaj qeverie
Kryetari në detyrë i OVLUÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ndaj shkarkimit të Fadil Kodrës nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Emergjencave të Kosovës.
Fadil Kodra është njëri nga themeluesit të UÇK-së. “Turpi i turpit i kësaj qeverie”, ka shkruar Klinaku në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Nuk po flas shumë për të kaluarën e tij, por e di se ishte i gatshëm edhe sot që të jetë në shërbim të kombit e atdheut. Para një viti na ka ftuar për bashkëpunim, në kohën kur kishin nevojë autoritetet për ne dhe thirrjen tonë, për shkak se detyrën e kishte me përgjegjësi të lartë. Shkarkimi nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Emergjencave të Kosovës, i njërit nga themeluesit të UÇK-së, nga grupi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Gjenerali Fadil Kodra, është turpi i turpit të kësaj qeverie”, ka shkruar Klinaku.