Shkarkimi i Fadil Kodrës nga pozita e drejtorit të Agjencisë së Emergjencave, lajm skandaloz

15 korrik 2022 | 21:55

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku e ka quajtur lajm të turpshëm dhe skandaloz shkarkimin e Fadil Kodrës nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Emergjencave të Kosovës.

“I turpshëm e skandaloz lajmi se është shkarkuar nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Emergjencave të Kosovës, njëri prej themeluesve të UÇK-së, pjesëtar i grupit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, luftëtar i dalluar i UÇK-së, gjenerali Fadil Kodra. Duket që kjo qeveri e turpit ka aq shumë antipati ndaj UÇK-së, sa askush nuk mund të imagjinonte se veprimet e saj do të bien deri në këtë nivel”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shkruar tutje se: “Nuk ka turp më të madh sesa të shkarkohet nga pozita e drejtorit të Agjencionit të Emergjencave, një njeri si Fadil Kodra, që gjithë jetën e ka vënë në shërbim të kombit. Duket që ka ardhë koha e proserbëve e nostalgjikëve të Jugosllavisë që të qeverisin me institucionet e Kosovës. Turpi ju mbuloftë!”, ka shkruar Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
16.07.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…