Shkarkimi i Metës, Balla ia dorëzon Ruçit kërkesën për mocion

10 qershor 2019 | 18:18

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për mocion me debat për vendimin e presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Në kërkesën e Ballës dërguar Gramoz Ruçit është thënë se vendimi i Metës është ”një akt absolutisht I pavlefshëm, i marrë në kapërcim të kompetencave të institucionit të Presidentit dhe në kundërshtim flagrant me parimet kushtetuese dhe demokratike.”

Sipas Ballës, akti i Metës “synon të pengojë në mënyrë të kundërligjshme realizimin e së drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.”

Partia Socialiste pritet të votojë këtë të enjte në Parlament rezolutën për shkarkimin e Ilir Metës nga posti më i lartë i shtetit, por për këtë vendim i duhen votat e 93 deputetëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, ka thënë…