Shkarkohet Donadoni

12 gusht 2020 | 10:50

Aventura e Roberto Donadonit në Kinë nuk ka shkuar siç duhet. Mediat në Itali raportojnë se tekniku italian është shkarkuar nga Shenzen FC, pas nisjes jo të mirë të kampionatit këtë sezon.

Tri humbje nga katër ndeshje i kanë bindur drejtuesit e klubit kinez të vendosin për shkarkimin e trajnerit të njohur, i cili sezonin e shkuar ishte renditur në vendin e parafundit në krye të Shenzen.

Tekniku 57-vjeçar, i cili në të shkuarën ka drejtuar edhe kombëtaren e Italisë, tani duhet të mendojë për një tjetër aventurë, ndoshta në vendin e tij, ku për herë të fundit ka qenë në krye të skuadrës së Bolognas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Prince Kafe vazhdon…