Shkarkohet drejtori i policisë së Shqipërisë, Ilir Proda
01 mars 2026
| 14:30
Ilir Proda është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në Shqipëri.
Vendimi ka qenë i kryeministrit Edi Rama, shkruan “Lapsi.al”.
Ndërkohë në krye të Policisë së Shtetit është komanduar Sokol Bizhga.



