Shkarkohet Grosso

30 nëntor 2023 | 11:25

Fabio Grosso është shkarkuar nga bankina e Lyonit pas më shumë se dy muajsh. Rezultatet e dobëta dhe disfata e fundit kundër skuadrës së Edon Zhegrovës, Lille rezultuan fatale për italianin.

Në tetë takime që ishte në krye të Lyonit, Grosso mundi të regjistronte vetëm një fitore si dhe tre barazime e katër disfata duke e lënë skuadrën në vendin e fundit të Ligue 1.

Një tjetër aspekt që penalizoi teknikun 46-vjeçar ishte edhe pamundësia për të menaxhuar grupin e veteranëve të përbërë nga kapiteni Lacazette, Lovren, Taljafiko e Tolisso. Në pritje të trajnerit të ri, skuadra do të drejtohet Pierre Sage që është drejtori i qendrës stërvitore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 30 nëntor 2005, Gjykata e Hagës e shpalli të…