Shkarkohet sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës

01 mars 2021 | 11:32

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqi është shkarkuar nga detyra.

I emëruar në këtë pozitë më 20 shkurt të vitit të kaluar, Bytyqi është shkarkuar sot me vendim të ministrit Arban Abrashi.

“Insajderi” ka siguruar vendimin për shkarkimin nga pozita të sekretarit të MI-së, të cilin e ka nënshkruar ministri Abrashi. Bazuar në vendim, ministri Abrashi ka obliguar Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm që sekretari i shkarkuar të sistemohet në pozitën “drejtor departamenti” në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës.

“Obligohet Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të MI-së, që të bëjë sistemimin e z. Bytyqi në pozitën Drejtor I Departamentit në bazë të Rregullores (QRK) nr. 16/2015 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistemimin e Vendeve të Punës në Ministrinë e Infrastrukturës”, thekson pika 2 e vendimit.

Vendimi ka hyrë në fuqi në ditën e nënshkrimit, thotë një pikë tjetër e dokumentit të nënshkruar nga ministri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë avokati i njohur, Zeqir Maxhuni. Maxhuni ishte…