Shkarkohet shefi ekzekutiv i McDonald’s

04 nëntor 2019 | 10:51

Zinxhiri i ushqimeve të shpejta, McDonald’s, e ka shkarkuar nga detyra shefin ekzekutiv, Steve Easterbrook, pasi ai kishte marrëdhënie me një punonjëse.

McDonald’s ka bërë me dije se marrëdhënia ishte me pjatim, porse Easterbrook “i ka shkelur politikat e kompanisë” dhe ka treguar “gjykim të dobët”.

Në një email dërguar stafit, biznesmeni britanik ka pranuar se ka pasur marrëdhënie dhe ka thënë se kjo ishte gabim.

“Duke pasur parasysh vlerat e kompanisë, unë jam dakord me bordin që është koha të largohem”, ka thënë ai, raporton “Rel”.

Easterbrook, 52 vjeç, i divorcuar, ka punuar për McDonald’s në vitin 1993 si menaxher në Londër.

Më 2015 është emëruar shef ekzekutiv i kompanisë.

Chris Kempczinski, presidenti i McDonald’s në SHBA, u emërua si zëvendësues i tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Historiani dhe lideri i Listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Canaj,…