Shkarkohet u.d i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi
20 nëntor 2025
| 11:10
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shkarkuar Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi.
Për shkarkimin e Besim Kelmendit votuan pesë anëtarë.
“Me pesë vota për shkarkohet nga pozita ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit”, tha pas zhvillimit të votimit, kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdari.
Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, u vendos që Agron Qalaj të emërohet u.d i Kryeprokurorit të Shtetit, i cili ka shërbyer si zëvendës i u.d. Kryeprokurorit të Shtetit.



