
Shkarkohet zyrtari i Auditimit të Brendshëm në Postë
10 gusht 2020
| 17:24
Blerim Krasniqi është shkarkuar sot nga pozita e zyrtarit të Auditimit të Brendshëm në Postën e Kosovës, ndërsa në vend të tij është emëruar Mimoza Vila.
“Komisioni Auditimit të NP “Posta e Kosovës”, sot ka mbajtur takimin e radhës dhe ka marrë këto vendime: Shkarkohet nga detyra z. Blerim Krasniqi nga pozita e Zyrtarit të Auditimit të Brendshëm të NP “Posta e Kosovës” Sh.A. Është emëruar në pozitën e Zyrtarit të Auditimit të Brendshëm si ushtruese e detyrës znj. Mimoza Vila”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.
(A.M/ Epoka e re)