Shkatërrohet grupi i shqiptarëve që premtonte fitim 200 %

22 maj 2020 | 10:12

Të organizuar në një grupim kriminal, 4 shqiptarë premtonin fitime deri në 200 % e mashtronin duke përdorur platforma të paligjshme financiare me para të derdhura për llogari të një shoqërie në ishujt Marshall.

Njësia Speciale për Mbrojtjen e Privatësisë e të Mashtrimit teknologjik e Guardia di Finanza në koordinim me Prokurorinë e Romës, sektori Kundër Krimeve të Informatikës, kanë ekzekutuar operacionin e koduar ‘AlphaCapital’ i cili ka shkatërruar një grup mashtruesish financiarë i përbërë nga 4 shtetas shqiptarë, 3 prej të cilëve banues në territorin italian në qytetet Torino e Siena.

Shqiptarët janë vënë nën hetim për mashtrim fiskal e abuzim të aktivitetit financiar.

Hetimet e operacionit kanë zbardhur se ky grup kriminal duke përdorur 4 platforma trading online ofronin fitime deri në 200 % për klientë që investonin në aksione financiare kuota e valuta të huaja.

Derdhja e parave bëhej për një shoqëri londineze me seli në ishujt Marshall.

Pas derdhjes së parë të parave klientët e mashtruar kontaktoheshin nga ekspertë fals financiarë e nxiteshin të investonin sistematikisht më shumë për të përfituar më shumë, por pa mundur të rikuperonin as shumën fillestare të investuar.

Sektori i krimeve informatike në Prokurorinë e Romës zbardhi se për kryerjen e operacioneve të tilla financiare grupi i shqiptarëve përdorte portale të paligjshme me server në Gjermani e të regjistruara për llogari të një kompanie me bazë në Ishujt Marshall.

Klientët kontaktoheshin nga ekspertë financiarë të rremë me anë të postës elektronike e numrave telefonikë për llogari të personave të panjohur ukrainas përmes lidhjeve të kryera nga Shqipëria e nga Emiratet e Bashkuara.

Kontaktet telefonike bëheshin përmes shërbimit virtual V.O.IP e transaksionet financiare kryheshin me ndërmjetësinë e një kompanie britanike.

Mashtrimi fiskal i grupit të shqiptarëve është disa qindra mijëra euro.

4 portalet e përdorura nga shqiptarët të quajtura AlpfaCapital prej nga të cilat mori emrin edhe operacioni i autoriteteve italiane, janë mbyllur nga Guradia di Finanza Italiane. /Oranews/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Topat e kristalit janë përdorur gjithmonë nga magjistarët dhe orakujt…