Shkatërrohet një nga avionët më të mëdhenj të ndërtuar ndonjëherë

27 shkurt 2022 | 16:31

Si pasojë e një sulmi ajror të trupave ruse në aeroportin Gostomel pranë Kievit, është shkatërruar një nga avionët më të mëdhenj në botë, AN-225 – “Mriya”.

Lajmi u raportua nga Radio  Evropa e Lirë, bazua në dy burime: njëra nga ndërmarrja Antonov dhe nga kryetari i komunës së Buçës në Ukrainë.

Të dhënat nga faqja e monitorimit të avionëve Flight Radar konfirmojnë se pas 5 shkurtit, avioni “Mriya” ndodhej në aeroportin “Gostomel”, në afërsi të Kievit, dhe nuk kishte fluturuar më askund.

Dy punonjës të Ndërmarrjes Shtetërore Antonov i thanë Radio Evropës së Lirë se avioni “Mriya”, i cili ishte parkuar në aeroport, ishte djegur si rezultat i sulmit ajror rus në Gostomel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luka Modriq është futbollisti i radhës që ka folur për…