Shkeljet humanitare nën hijen e luftës në Gaza

08 qershor 2025 | 08:10

“Edhe luftërat kanë rregulla” – ky mesazh është i shkruar me gërma të mëdha në selinë e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Gjenevë, si një kujtesë se edhe në konfliktet më të përgjakshme, mbrojtja e civilëve është një detyrim ligjor, i sanksionuar në Konventat e Gjenevës.

Megjithatë, rregullat po shkelen. Gazetarët përballen me vështirësi ekstreme për të raportuar nga Gaza – një zonë lufte e rrezikshme dhe e izoluar nga prania ndërkombëtare. Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, që nga fillimi i luftës janë vrarë të paktën 181 gazetarë e punonjës të mediave, pothuajse të gjithë palestinezë.

Izraeli nuk lejon ekipet ndërkombëtare të lajmeve të hyjnë në Gaza, duke e bërë të pamundur verifikimin e pavarur të ngjarjeve. Një gazetar me përvojë në raportimin e konflikteve, i cili ndodhej në një karvan mediatik të shoqëruar nga ushtria izraelite në kufi, pohon se Izraeli donte që bota të shihte mizoritë e kryera nga Hamas më 7 tetor, por nuk dëshiron që të shihen veprimet e veta brenda Gazës.

Pavarësisht prej brutalitetit të sulmit të Hamasit ndaj civilëve izraelitë, ligji ndërkombëtar humanitar kërkon që të gjitha palët në konflikt të respektojnë rregullat për mbrojtjen e popullsisë civile. Shkelja e këtyre normave shkon përtej arsyetimit të hakmarrjes dhe sjell pasoja të rënda për të drejtat e njeriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grindje e ashpër midis Donald Trump dhe Elon Musk…