Shkëlqim Hajdari emërohet prefekt i Tiranës
Shkëlqim Hajdari është emëruar prefekt i Tiranës me vendim të Këshillit të Ministrave, të marrë gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme.
Ky emërim vjen në kuadër të riorganizimeve të fundit në administratën shtetërore, veçanërisht në strukturat e prefekturave. Me detyrën e re, Hajdari do të drejtojë administratën e prefekturës së kryeqytetit.
Ndërkohë, posti që ai mbante më parë, ai i kryeinspektorit të përgjithshëm, i është besuar ish-deputetit të Partisë Demokratike, Dashnor Sula. Sula ka ushtruar për disa mandate funksionin e deputetit dhe njihet për një përvojë të gjatë në jetën politike dhe përfaqësuese në Kuvend.
Emërimi i tij është pjesë e ndryshimeve të ndërmarra së fundmi në strukturat qeveritare, në kuadër të riorganizimit të institucioneve. Autoritetet nuk kanë bërë publike detaje të tjera lidhur me objektivat apo prioritetet e funksionit të ri që do të mbajë Dashnor Sula.
(Kujtojmë që Shkëlqim Hajdari është babai i humanistit dhe opinionistit televiziv Arbër Hajdarit dhëndrrit të Blerim Devollit).



