Shkëlqim Ibrahimi, numri 4 i PDK-së, kandidat për asamblenë komunale në Mitrovicë

02 shtator 2025 | 12:02

Shkëlqim Ibrahimi i është bashkuar garës për Asamblenë Komunale në Mitrovicë, duke kandiduar në listën zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës me numrin 4.

“I vetëdijshëm për rolin dhe sfidat, por edhe i palëkundur e i palodhur, kërkoj sërish mbështetjen tuaj, e cila nuk ka munguar asnjëherë,” ka shkruar Ibrahimi në njoftimin e tij.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të Shkëlqim Ibrahimit:

Të dashur bashkëqytetarë!

I jam bashkuar përsëri garës elektorale për “Zgjedhjet Lokale 2025“, në listën e fitores, me numër 4.

Besoj parreshtur në misionin e Partisë Demokratike të Kosovës, vizionet e kryetarit tonë Arian Tahiri, bashkëpunimin e kolegëve dhe kolegeve si dhe zellin e aktivistëve tanë, për zhvillimin e vazhdueshëm, të qëndrushëm dhe modern të qytetit të Mitrovicës.

Puna ime mbështetet në ndershmëri para së gjithash, në bashkëpunim, transparencë dhe  në një person në të cilin mund të mbështeteni.

Kështu ka qenë edhe përkrahja juaj gjatë mandatit të kaluar. E më e forcuar do të jetë në këtë mandat.

Bashkërisht do të adresojmë siç kemi adresuar; do të kërkojmë siç kemi kërkuar, do të analizojmë siç kemi analizuar dhe do të punojmë edhe me shumë se kemi punuar.

Ne bartim përgjegjësi individuale për familjet tona, për fëmijët tanë, por përgjegjësia për qytetin është kruciale për të ardhmen e e tyre.

I vetëdijshëm për rolin e sfidat por edhe i palëkundur, e i palodhur, kërkoj përsëri mbështetjen tuaj, e cila nuk ka munguar asnjëherë, në asnjë kohë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ai theksoi se solidariteti, profesionalizmi dhe bashkëpunimi i ngushtë i…