Shkëlzen Jusaj i “Petrol Company” analizon efektet e konfliktit Izrael-Iran në tregun e karburanteve

16 qershor 2025 | 14:23

Biznesmeni i njohur kosovar, Shkëlzen Jusaj, pronar i rrjetit më të madh vendor të shitjes me pakicë të derivateve, Petrol Company, ka dalë me një analizë të detajuar lidhur me ndikimin që konflikti Izrael-Iran ka në tregun global të karburanteve.

Në analizën e tij, Jusaj thekson se tensionet në Lindjen e Mesme, një nga rajonet kyçe për prodhimin dhe furnizimin me naftë, kanë shkaktuar luhatje të menjëhershme në bursat ndërkombëtare. Sipas tij, çdo destabilizim në këtë zonë përkthehet në pasiguri të furnizimit, gjë që menjëherë ndikon në rritjen e çmimeve me shumicë dhe më pas tek konsumatori final.

Jusaj vlerëson se menaxhimi i kujdesshëm i stoqeve dhe lidhjet stabile të furnizimit janë thelbësore për të mbajtur stabilitetin e çmimeve në tregun vendor, dhe shton se Petrol Company, si kompani lidere me kapital 100% vendor, po angazhohet që të minimizojë ndikimin e faktorëve ndërkombëtarë tek konsumatori në Kosovë. Sipas biznesmenit të njohur kosovar aktualisht Brent Crude po luhatet në nivelin e 73–75 dollarë për fuçi, duke u konsoliduar pas një rritjeje prej 10‑13%, krahasuar me të dhënat e javës së fundit.

Jusaj më tutje thotë se sulmet izraelite mbi infrastrukturën energjetike iraniane (depot, rafineri, gazë), ndonëse pa ndërprerje reale të eksporteve, kanë rritur paqëndrueshmërinë në këtë fushë. “Kërcënimi për bllokim të Ngushticës së Hormuzit nga Irani ka shkaktuar shqetësim për ndërprerje globale – mjaft për të shtuar çmime mbi $100/fuçi në skenarët ekstreme” thotë ai. Sipas Jusajt përditësimet e fundit tregojnë se tregu po rigjen ekuilibrin e ri me çmimet në rënie të lehtë në 73.4 dollarë për fuqi dhe sipas tij për momentin, ekziston furnizim i papenguar, ndërkohë që OPEC+ dhe prodhues të tjerë janë të gatshëm për të kompensuar çfarëdo ndryshime të mundshme.

Më tutje biznesmeni njohur kosovare thotë se rritja e çmimeve pritet të përkthehet në rritje edhe të çmimeve me pakicë për karburant, me efekt në inflacion global. Sipas tij, në parashikimet afatshkurta do të ketë luhatje të çmimit nga 72 deri në 80 dollarë për fuçi, por nëse konflikti zgjat më shumë se 1 muaj atëherë çmimet  mund të arrijnë deri në 100 dollarë për fuçi. Sa i përket ndikimit lokal në Kosovë Jusaj thotë se çmimet me pakicë në Kosovë pritet të reagoj menjëherë, dhe te ketë një stabilizim brenda 1–2 javësh pas ç’do tendence të fortë në tregun ndërkombëtar. Sipas tij, nëse çmimi naftës kalon 80 dollarë për fuçi, çmimi i derivateve do të rritet deri në 10 %.

Raport lidhur me trendet e Naftës (Derivateve) nga Petrol Company:

  1. Përmbledhje e Çmimeve Aktuale

Brent Crude po luhatet në nivelin e $73–$75/fuçi, duke u konsoliduar pas një rritjeje prej 10‑13% gjatë javes së fundit.

Një “premium” gjeopolitik prej $5–7/fuçi është shtuar pas sulmeve mbi Iranin.

  1. Ngjarjet Kryesore Gjeopolitike

Sulmet izraelite mbi infrastrukturën energjetike iraniane (depot, rafineri, gazë), ndonëse pa ndërprerje reale të eksporteve, kanë rritur paqëndrueshmërinë.

Kërcënimi për bllokim të Ngushticës së Hormuzit nga Irani ka shkaktuar shqetësim për ndërprerje globale – mjaft për të ngritur çmime mbi $100/fuçi në skenarët ekstreme.

  1. Stabilizimi i Tregut

Përditësimet e fundit tregojnë se tregu po rigjen ekuilibrin e ri me çmimet në rënie të lehtë (~$73.4 Brent).

Për momentin, ekziston furnizim i papenguar, ndërkohë që OPEC+ dhe prodhues të tjerë janë të gatshëm për të kompensuar çfarëdo ndryshimesh të mundshme.

  1. Tendencat Ekonomike dhe Inflacioni

Rritja e çmimeve pritet të përkthehet në rritje edhe të çmimeve me pakicë për karburant, me efekt në inflacion global.

Në rajone si Britania dhe Australia, pritet rritje në pikat e karburantit (5 peniu për litër në UK, ~12 centë në Australi).

  1. Projektime Javore

Afatshkurtër (1–2 javë): Luhatje në diapazonin $72–$80/fuçi, varësisht rritjeve të ngjarjeve në rajon.

Afatmesëm (1–3 muaj): Nëse konflikti nuk zbutet, çmimet mund të kulmojnë në $80–$100/fuçi, shumëzues i efekteve inflacionare në transport dhe mallra.

  1. Ndikimi Lokal në Kosovë

Çmimet me pakicë në Kosovë pritet të reagoj menjeherë, dhe te ketë nje stabilizim brenda 1–2 javësh pas ç’do tendence të fortë në tregun ndërkombëtar.

Llogaritja e vetme: rritje prej 5‑10% në çmimin e karburantit, nëse Brent kalon $80-fuçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra Besa Peja ka ndarë rrugët me trajnerin e mirënjohur…