
Shkëmbi deklarohet pas humbjes nga Prishtina
Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi është deklaruar pas humbjes ndaj Prishtinës. Ishte autogoli i Armend Thaqit që i dha fitoren Prishtinës në Suharekë.
Pas ndeshjes, Shkëmbi u shpreh se goli kishte ndikuar negativisht, kurse bëri të ditur se do garojnë deri në fund për titull.
“U pa në fakt që goli ndikoi për keq, por do të thosha që deri në ato minuta nuk kemi bërë lojë të mirë. Nga ana psikologjike goli ndikoi për keq dhe në asnjë moment nuk arritëm të bëjmë atë lojën që kjo skuadër bën”.
“Ballkani do të jetë deri në fund në luftë me këto dy ekipe, është një garë interesante, ka shumë pikë në lojë, ka edhe 9 ndeshje. Ne do të bëjmë mire dhe do të marrim maksimumin e mundshëm”, tha trajneri i ‘Xhebrailave’.
Ballkani zë pozitën e dytë, katër pikë prapa liderit Dritës.