Shkëmbimet tregtare Shqipëri-Maqedoni arrin në 100 milionë euro

18 janar 2018 | 17:38

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-perëndimore (OEMVP) në Shkup, organizoi forum me përfaqësuesit e bizneseve nga Shqipëria.

Sipas kryetarit të OEMVP-së Nebi Hoxha, turizmi, ndërtimtaria dhe bujqësia janë sektorët që kanë potencialin më të madh për intensifikim të mëtejshëm të bashkëpunimit mes kompanive maqedonase dhe shqiptare.

Por sipas tij, pengesë më të madhe ende paraqet infrastruktura hekurudhore. “Ne e dimë se porti shqiptar në Durrës është në largësi të afërt, megjithatë kur nuk kemi infrastrukturë hekurudhore, normalisht se çmimet për transport janë shumë të larta dhe nuk mund të konkurrojmë në portet tjera. Njëjtë është edhe me autostradën Shkup – Tiranë. Për gjatësinë prej 160 kilometrave udhëtohet madje pesë orë. Pikërisht për këtë shkak, kompanitë shpesh herë hapin përfaqësi në zonat kufitare”, deklaroi Hoxha.

Ai potencoi se shkëmbimi tregtar mes dy vendeve arrin në 100 milionë euro. “Sot do të bisedojmë dhe debatojmë për mundësitë që na ofrohen ndërsa ne si kompani jemi të interesuara për bashkëpunim më të mirë, infrastrukturë më të mirë. Shkëmbimi tregtar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë nuk është nivelin e kënaqshëm, megjithatë konsiderojmë se me forume të tilla organizuese dhe bashkëpunim mes kompanive do të mund të realizojmë një pjesë të mundësive që na ofrohen lidhur me investimet në zonat tona ekonomike dhe në sferat tjera të ekonomisë”, është shprehur Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në punimet e forumit të Davosit me temë “Krijimi i…