Shkencëtarët e hapësirës paguajnë 19 mijë dollarë për të qëndruar shtrirë

02 prill 11:50

Shkencëtarët gjermanë të hapësirës do paguajnë vullnetarët rreth 19 mijë dollarë që të shtrihen në krevat për 60 ditë për të provuar efektet negative të mungesës së peshës në trupin e njeriut. Studimi afatgjatë që synon të kuptojë ndikimin e mikrogravitetit tek astronautët gjatë udhëtimit të zgjeruar hapësinor në Hënë dhe Mars, përfshin 12 burra dhe 12 gra që duhet të qëndrojnë në shtrat për dy muaj në Qendrën e Hapësirës Gjermane (DLR) në Köln .

“Fluturimi hapësinor do të vazhdojë të jetë i rëndësishëm në të ardhmen për të kryer eksperimente në mikrogravitet, por ne duhet ta bëjmë atë sa më të sigurt për astronautët”, ka deklaruar Hansjörg Dittus, anëtar i Bordit Ekzekutiv të DLR për Kërkimin dhe Teknologjinë Hapësinore.

Periudhat e zgjatura kohore në një mjedis të tillë shkaktojnë atrofi të kockave dhe të muskujve, reduktojnë funksionin kardiovaskular dhe detyrojnë lëngjet trupore për të lëvizur në pjesën e sipërme të trupit. Ajo gjithashtu mund të çojë në dobësi, marramendje, të përziera, shqetësime të brendshme të veshëve dhe dhimbje të prapashpinës./lexo.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka rritur në Republikën e…