Shkencëtarët filmojnë stuhinë tek Neptuni

27 mars 2019 | 11:43

Astronomët për herë të parë janë në gjendje të dëshmojnë formimin e një stuhie të madhe në Neptun, duke përdorur teleskopin “Hubble Space”.

Zbulimi ndodhi të martën dhe kjo është stuhia e gjashtë që shkencëtarët kanë qenë në gjendje që ta dokumunetojnë që nga viti 1989, kur vëzhguesi i NASA-s “Voyager 2”, fluturoi për herë në Neptun. Stuhia është hera e parë që dokumentohet që nga krijimi e deri tek zhvillimi i saj.

“Pika e Madhe e Errët” – e quajtur kështu sepse stuhitë e shkaktuara nga presioni i lartë atmosferik krijojnë një hije të errët në sipërfaqen e Neptunit – u bë e dukshme vitin e kaluar pasi shkencëtarët po gjurmonin një stuhi më të vogël që nga 2015. Besohet të jetë 11,000 kilometra e gjatë dhe 5,000 km e gjerë./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina ka firmosur një marrëveshje me Francën për blerjen e…