Shkencëtarët kanë zbuluar tre vjet jetë kur plakeni më shumë

08 nëntor 2022 | 15:50

Me kalimin e viteve bie në sy që nuk plakemi njësoj. Ndonjëherë edhe 10 vjet mund të kalojnë pa ndryshime të rëndësishme, e ndonjëherë na duket sikur jemi plakur brenda natës. Siç raporton Nature Medicine, shkencëtarët kanë identifikuar tre faza të plakjes në jetëgjatësinë e njeriut me një analizë të detajuar të proteinave të plakjes në plazmë.

Hulumtimi tregoi se njeriu plaket më së shumti në vitet 34, 60 dhe 78 të jetës së tij, sipas studimit shkencor.

Ndryshimet janë rezultat i zhvendosjes së masës së proteinave në forma të ndryshme. Shkencëtarët analizuan plazmën e gjakut të subjekteve të moshës 18 deri në 95 vjeç, duke vëzhguar nivelin e rreth 3 mijë proteinave. Gjatë analizës, ata vunë re se 1,379 proteina ndryshonin gjatë viteve.

Megjithatë, nivelet e këtyre proteinave gjatë periudhave të gjata të jetës janë relativisht konstante. Shkencëtarët kanë përcaktuar se ndërrime të mëdha ndodhin kryesisht në periudhën e moshës madhore të re (34 vjeç), moshës së mesme të vonë (60 vjeç) dhe moshës së vjetër (78 vjeç). Ekspertët, për momentin, nuk e kuptojnë pse dhe si ndodh kjo, por besojnë se ky hulumtim thekson lidhjet ndërmjet plakjes dhe gjendjes së gjakut, gjë që është vërejtur në hulumtimet e mëparshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Claudio Tito “La Repubblica” Negociatat janë tashmë një opsion…