Shkencëtarët: Kemi prova se celularët shkaktojnë kancer të zemrës dhe trurit

02 nëntor 2018 | 11:27

Tani ka ‘prova të qarta’ se rrezatimi i telefonit celular mund të shkaktojë kancer të zemrës, trurit dhe gjëndrave të veshkave, ka paralajmëruar një studim i rëndësishëm i Institutit Kombëtar të Shëndetit (NIH).

Një raport përfundimtar, i publikuar  se fundi konfirmon gjetjet paraprake që u publikuan në vitin 2016, pasi shkencëtarët u alarmuan nga treguesit e hershëm se rrezatimi nga celularët mund të jetë kancerogjen. Edhe pse testet janë bërë në nivele shumë më të larta se sa njerëzit janë aktualisht të ekspozuar, lidhja midis telefonave celularë dhe kancerit në minjtë meshkuj ishte e pamohueshme.

Për minjtë femra dhe minjtë të të dy gjinive, ishte më pak e qartë nëse kanceri ishte i lidhur me ekspozimin e sinjalit. Megjithatë, shkencëtarët paralajmërojnë se studimet e reja sugjerojnë që meshkujt në veçanti duhet të marrin masa paraprake për të minimizuar ekspozimin e zonave të ndjeshme ndaj rrezatimit të celularit.

“Në studimet tona, minjtë pranuan rrezatim radiofrekuencë (RFR) nëpër tërë trupat e tyre. Për dallim, njerëzit janë të ekspozuar më së shumti në indet lokale specifike afër vendit ku ata mbajnë telefonin. Përveç kësaj, nivelet dhe kohëzgjatjet e ekspozimit në studimet tona ishin më të mëdha se ato që njerëzit përjetojnë”, ka thënë  Dr Bucher nga ky institut.

Gjetja ishte rezultat i një studimi 10-vjeçar prej 30 milion dollarësh për të vlerësuar efektet e shëndetit në kafshët e ekspozuara ndaj RFR me modulimin e përdorur telefonat celuare 2G dhe 3G. Studimi i sapo publikuar është fokusuar në teknologjinë 2G dhe 3G. Tani, kompanitë e shërbimit qelizor kanë lëvizur deri në 4G, LTE dhe janë duke lëvizur nga 5G.

“Ndërsa teknologjitë e reja kanë vazhduar të zhvillohen, është e rëndësishme të theksohet se këto teknologji nuk kanë zëvendësuar tërësisht teknologjitë më të vjetra”, ka deklaruar Dr Bucher. Niveli më i lartë i ekspozimit në studime ishte katër herë më i lartë se niveli maksimal i fuqisë së lejuar në telefonat tanë celularë./lexo.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tani ka ‘prova të qarta’ se rrezatimi i telefonit celular…