Shkencëtarët krijojnë bojën ultra-të bardhë që ‘freskon’ ndërtesat në verë

27 prill 2021 | 16:26

Shkencëtarët kanë krijuar një bojë ultra-të bardhë që mund të reflektojë 95.5 përqind të dritës së diellit që bie në sipërfaqen e saj.
Kjo karakteristikë e mahnitshme bën që një sipërfaqe e lyer me të, si për shembull një ndërtesë, të qëndrojë e freskët edhe në temperatura të larta me nxehtësi të madhe dielli rreth saj. Arritja shkencore pritet të shtojë armët e luftës kundër ndryshimeve klimatike.
Zbulimi u bë nga një grup i Universitetit Purdue në SHBA, të cilët eksperimentuan me bojën gjatë dy ditëve, dhe zbuluan se kur dielli ishte në pikën më të lartë të tij në qiell, sipërfaqja e veshur me bojën kishte një temperaturë prej të paktën 1.7°C se objektet që e rrethonin atë, ndërsa natën ishte 10°C më e ftohtë.
“Kjo është një zgjidhje ambjentale ftohëse me besueshmëri të lartë, me një shtresë të vetme boje, që me përdorim të gjerë do të zbusë efektet e ngrohjes globale”, tha profesori Xiulin Ruan.
Një aftësi e tillë e ftohjes së objekteve sjell edhe uljen e temperaturave në brendësi të ndërtesës temperature dhe reduktim të ajrit të kondicionuar që nevojitet, që do të gjente aplikim në ndërtesa rezidenciale, komerciale apo magazina për ruajtjen e produkteve delikate si ushqimet.
Boja është e përbërë nga akrilik dhe përbërës karbonat kalçiumi. Ajo nuk ka elementë metalike që do ta bënin të përdorshme në telekomunikime, por studiuesit thane se po punohet drejt një ideje të tillë që do të mbante të ftohta pajisjet pa ndërhyrë me sinjalet e tyre.
“Boja jonë është e përshtatshme me procesin e prodhimit komercial të produktit dhe kostot mund të jenë të krahasueshme ose dhe më të ulëta”, shtoi Ruan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti turk Erdogan dhe kryeministri grek Mitsotaqis kanë uruar kryeministrin…