Shkencëtarët: Ky shtet po bëhet epiqendra e re e pandemisë

19 qershor 2020 | 12:56

Shteti i Florida-s në SHBA, kohët e fundit ka parë sesi shtohen në mënyrë shqetësuese të infektuarit me koronavirus dhe mund të jetë epiqendra e radhës e koronavirusit.

Sipas një modeli të bërë nga një ekip shkencëtarësh në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias dhe Universitetin e Pensilvania-s, rezulton se shteti në fjalë ka “të gjitha shenjat që të jetë epiqendra e radhës e pandemisë.”

Shkencëtarët shtojnë se ka gjasa që kjo të jetë vatra me e “nxehtë” që është parë deri më tani.

Departamenti i Shëndetit në Florida njoftoi se numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në shtet u rrit me 2.610 midis të martës dhe të mërkurës ndërsa virusi përhapet dhe më shumë njerëz testohen në të gjithë vendin.

Në total, Florida numëron 82,719 të infektuar, 80,676 prej të cilëve janë banorë të Florida-s ndërsa 2.043 të tjerë nuk janë nga Florida por jetojnë aty për momentin, sipas raportit.

Guvernatori Ron DeSantis ia ka atribuuar rritjen e rasteve në shtet testimit të individëve me rrezik të lartë si punëtorët e fermave në qarqet rurale, të burgosurit, dhe banorët e objekteve të kujdesit afatgjatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në…