Shkencëtarët rusë: Proteina e qumështit të gjirit, kyç për të luftuar Covid-19-shin

28 maj 2020 | 18:40

Koronavirusi duket se prek foshnjat më pak se të tjerë dhe shkencëtarët rusë thanë se kjo vjen prej proteinave në qumështin e gjirit që forcojnë sistemin imunitar. Ata thonë se po testojnë një mjekim të ri bazuar në idenë e tyre. “Kemi parë vetëm raste të izoluara të infektimit të foshnjave nga koronavirusi dhe kjo na dha idenë për ta testuar laktoferinën, proteinën e qumështit të gjirit që mbron sistemin imunitar të pazhvilluar të foshnjave kundër baktereve dhe viruseve”, tha Igor Goldman, studiues i biologjisë së gjeneve në Akademinë Shkencave të Rusisë.

Laktoferina vepron si një stimulues imunitar që mund ta shtojë aftësinë e trupit të njeriut për t’ luftuar viruset dhe studiuesit thonë se kjo mund të vlejë jo vetëm për foshnjat, por edhe për të rriturit. Ata thanë se në bashkëpunim me kolegë bjellorusë kishin krijuar një proteinë gjenetikisht të modifikuar të njëjtë me atë njerëzore, por të marrë nga qumështi i dhisë.

Proteina e quajtur neolaktoferinë besohet se ka cilësi anti-bakteriale, anti-virale dhe anti-kërpudhore. Ajo ka demonstruar një aftësi të mirë për të depërtuar në aktivitetin e viruseve si rotavirusi, hepatiti C e HIV, gjatë testeve laboratorike. Ideja për ta përdorur atë kundër një infeksioni viral si Covid-19 ka një “bazë shkencore të mbështetur në studimin e vjetër të neolaktoferinës”, tha Goldman. / Top Channel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentues i Kosovës në futboll, Valon Berisha ishte ndër më…