Shkëndija e do kualifikimin historik, mision i vështirë për Dinamo Cityn

28 gusht 2025 | 11:34

Krahas Dritës, sonte në fushën e blertë do të zbresin edhe dy ekipe shqiptare, të cilat kanë mbetur ende në garë në arenën ndërkombëtare.

Shkëndija do ta kërkojë sonte historinë duke u kualifikuar në fazën e ligës së Ligës së Evropës.

Ekipi nga Tetova do ta vizitojë Ludogoretsin në kërkim të rezultatit të favorshëm.

Kuqezinjtë e fituan lojën e parë të “play-off”-it në Shkup me rezultat 2:1 javën e kaluar, ndërsa do të udhëtojnë drejt Bullgarisë për ta ruajtur këtë kapital dhe për ta siguruar kualifikimin historik në fazën e ligës së Evropa Ligë.

Ndeshja mes Ludogoretsit dhe Shkëndijës do të nisë prej orës 19:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, duke folur  për kryetarin e…