Shkëndija eliminohet nga Liga Evropës, vazhdon në Ligën e Konferencës

28 gusht 2025 | 22:25

Shkëndija nuk ka arritur ta arrijë fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Ekipi shqiptar nga Maqedonia e Veriut u mposht 4:1në Bullgari nga Ludogorets, duke u eliminuar.

Në Shkup para një jave, Shkëndija triumfoi 2:1 ndaj Ludogorets, por nuk arriti ta ruante rezultatin.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 2:1 për bullgarët, kurse në vazhdime kuqezinjtë e Tetovës i pësuan edhe dy gola.

Përkundër eliminimit, Shkëndija vazhdon në fazën e ligës së Ligës së Konferencës bashkë me skuadrën e Dritës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një dasmë është kthyer në tragjedi në Turqi ku dhëndri…