Shkëndija largon pesë futbollistë

07 janar 2020 | 13:07

Shkëndija e Ernest Gjokës ka konfirmuar 5 largimet nga skuadra në fillim të muajit janar. Në gjysmësezonin e mbetur pjesë e kampionëve në fuqi nuk do të jenë Egzon Bejtullai, Zeni Husmani, Shefit Shefiti, Jakup Berisha si dhe Selajdin Mustafi.

Bejtullait i skadoi kontrata, teksa zgjodhi të mos rinovonte, teksa dëshiron që karrierën ta vazhdojë jashtë vendit. Me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë edhe bashkëpunimi me mesfushorin Zeni Husmani si dhe me të rinjtë si Shefiti, Berisha e portieri Mustafi që nuk gjetën shumë hapësirë për të luajtur.

Shkëndija ka falënderuar të pesë futbollistët për angazhimin e tyre në fanellën kuqezi, ndërkohë që pas futbollistit të kombëtares shqiptare, Valon Ahmedi, priten të tjera afrime të bujshme në radhët e tetovarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubet elitare të Kosovës janë treguar aktive edhe të hënën,…