Shkëndija mëson emrat e kundërshtarëve të mundshëm të “play-off”-it

31 korrik 2025 | 12:04

Shkëndija e Tetovës, kanpione e Maqedonisë së Veriut ka shkruar historinë me kualifikimin në fazën e tretë kualifikues të Ligës së Kampioneve, ndërsa së shpejti do të mësojë ekipin e radhës nëse arrin të kalojë pengesën e tretë, Qarabagun për duelin në “play-off” të Ligës së Kampionëve, njofton Telegrafi.

Skuadra e Shkëndijës ka siguruar një vend në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve, pasi eliminoi dy kundërshtarë deri tani: TNS nga Uellsi dhe FCSB nga Rumania.

Tani, para përballjes vendimtare me skuadrën e Qarabagut nga Azerbajxhani, tetovarët do të mësojnë emrin e mundshëm të kundërshtarit në fazën “play-off” – hapi i fundit drejt hyrjes në fazën e grupeve të elitës së futbollit evropian.

Nëse Shkëndija arrin të kalojë edhe pengesën e radhës, Qarabağun, në shortin e radhës nuk do të jetë e pozicionuar si skuadër bartëse. Kjo do të thotë se përballë saj mund të qëndrojnë emra të mëdhenj të futbollit evropian.

Kundërshtarët e mundshëm të fazës “play-off” në Ligën e Kampionëve:

Skuadrat bartëse:

Bodo/Glimt
Kopenhagen ose Malmo
Crvena Zvezda ose Lech Poznań
Ferencvaros ose Ludogorets
Celtic

Skuadrat jo-bartëse:

Qarabağ ose Shkëndija
Basel
Slovan Bratislava ose Kairat
Dinamo Kiev ose Pafos
Sturm Graz

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, ka dorëzuar kallëzim penal Prokurorinë…