Shkëndija mëson rivalët potencialë për raundin e tretë në Ligën e Kampionëve ose Ligën e Evropës

20 korrik 2025 | 17:23

Skuadra shqiptare nga Tetova, Shkëndija – derisa po përgatitet për përballjen e rrethit të dytë eliminator të Ligës së Kampionëve ndaj Steaua Bukureshtit, tashmë ka mësuar rivalët e mundshëm në raundin e tretë, qoftë në Ligën e Kampionëve, qoftë në Ligën e Evropës.

Në rast se kampionët aktual të Maqedonisë së Veriut e kalojnë pengesën rumune, atëherë në fazën tjetër do të përballen me njërin prej këtyre kundërshtarëve: Kopenhagen, “Crvena Zvezda”, Maccabi Tel Aviv, Ferencvarosh, Slovan Bratislava ose Qarabag.

Nëse Shkëndija eliminohet nga Steaua në Ligën e Kampionëve, atëherë do të vazhdojë garimin në raundin e tretë të Ligës së Evropës, ku kundërshtarët e mundshëm do të jenë skuadrat që humbin në çiftet: Pafos – Maccabi Tel Aviv, Rijeka – Ludogorets, Lincoln – “Crvena Zvezda” dhe Malmo – RFS.

Kujtojmë se ndeshja e parë ndaj Steauas zhvillohet më 22 korrik në Shkup, ndërsa takimi i kthimit është planifikuar tetë ditë më vonë në kryeqytetin rumun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
OpenAI njoftoi të enjten një veçori të re për ChatGPT…