
Shkëndija shpallet kampion vjeshtor në Maqedoni
Sot u zhvilluan pesë përballje në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Skuadra e Shkëndijës me 3 pikë të arkëtuara në Strumicë ndaj Akademia Pandevit, edhe zyrtarisht merr kurorën e kampionit vjeshtor. Skuadra tetovare mundi Akademia Pandevin me 1-0 , falë realizimit të sigurtë të Dashmir Elezit.
Në derbin e Shkupit, nuk kishte fitues por u regjistruan katër gola. Vardari kaloi në epërsi me 2-0 , ndërsa në vazhdim, Makedonija GJorçe Petrovit arriti të shënoj dy gola dhe arkëtoi një pikë nga stadiumin “Todor Proeski”.
Në sfidat e tjera dominuan skuadrat vendase. Boresi me 2-0 mundi Sileksin, Pelisteri shënoi fitore minimale ndaj Bellasicës, ndërsa Struga Trim Lum mundi Rabotniçkin me 2-1.
LIGA E PARË – JAVA 17
Renova 0–0 FC Shkupi
Akad. Pandev 0-1 Shkëndija
Vardari 2–2 Makedonija Gj.P.
Boreci 2–0 Sileksi
Pelisteri 1–0 Bellasica
Struga Trim Lum 2–1 Rabotniçki