ShKK-ja pezullon nga puna pesë zyrtarë të burgjeve, shkak keqpërdorimi i armëve zyrtare

14 korrik 2025 | 16:09

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka  njoftuar se ka pezulluar nga puna pesë zyrtarë të vet si pasojë e keqpërdorimit të armëve zyrtare.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, pas pranimit të raportit fillestar nga organet e ndjekjes, ka marrë vendim për pezullimin nga detyra të pesë zyrtarëve korrektues, të cilët dyshohen për keqpërdorim të armëve zyrtare. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për të vepruar gjithmonë në bazë të ligjit dhe për të garantuar mbarëvajtjen e procedurave ligjore”, ka njoftuar ShKK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar policisë që…