
SHKK-ja suspendon dy zyrtarë korrektues
10 shkurt
14:35
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka ngritur komision hetimor lidhur me rastin e largimit të të dënuarit M. K.
Po ashtu, SHKK-ja ka marrë vendim për largimin e përkohshëm deri në përfundim të hetimit të dy zyrtarëve korrektues, L.R dhe B.H.
Ky vendim do të mbetet në fuqi deri në vendimin final të komisionit disiplinor.
/Epoka e re/