Shkoi në perjetësi mësuesi Avdi Gashi

10 gusht 2025 | 15:24

Shkruan: Astrit Gashi 

Shkoi në perjetësi mësuesi Avdi Gashi, prindi ynë i dytë, krenaria jonë e përjetshme

Fortesa jonë sot është më e heshtur. Iku drita e saj më e madhe. U shua mësuesi Avdi Gashi ai që nuk ishte vetëm mësuesi ynë, por udhërrëfyesi ynë shpirtëror, rrezja që ndriçonte klasat edhe në ditët më të errëta të historisë sonë kur vriteshim, helmoheshim dhe u burgosnim vetëm se donim të mesonim gjuhën tonë.

Në bankat e shkollës, ai nuk na dha vetëm mësime, por frymëzim. Çdo fjalë e tij peshonte si gur themeli, çdo buzëqeshje na jepte kurajë, dhe çdo vështrim na bënte të besonim më shumë tek vetja jonë. Ai na mësoi artin e tejkalimit të vetvetes, rrugën drejt majave ku ëndrrat shndërrohen në realitet. Ishte dëshira e çdo prindi që fëmija i tij të mësonte në klasën e mësuesit Avdi atij që sot ka fituar përjetësinë.

Ai dinte të dëgjonte me shpirt, të kuptonte me zemër dhe të udhëzonte me durim. Për ne, ai ishte më shumë se një mësues: ishte prind i dytë, mik i urtë dhe shembull që nuk shuhet me kohën. Në kujtesën e secilit nxënës, ai do të mbetet gjithmonë i gjallë.

E mbaj në zemër me mirënjohje të thellë, sepse më mësoi se jeta nuk matet vetëm me dije, por me vlera, me punë dhe me dashuri për tjetrin.

Sot ndaj dhimbjen me familjen daden Mihane, vajzat Ganimetën, Linditën, Mimozën, Vjollcën – dhe Ilirin, pasqyrën e kësaj familjeje të ndritur. Jam krenar që pata një mësues dhe një kushëri si ai një njeri që do të kujtohet brez pas brezi.

Pusho në paqe, shpirti dritë të pastë veterani i arsim Avdi Gashi!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona janë vrarë e dy janë plagosur nga armët…