Shkoi për t’u larë në lumë, mbytet 11-vjeçari në Librazhd
20 gusht 2023
| 19:07
Një 11-vjeçar ka vdekur pasditen e sotme në fshatin Tokëz të Librazhdit.
Policia bën me dije se i mituri kishte shkuar për t’u larë në lumin Rrapun e fatkeqësisht është mbytur. Policia e Shqipërisë bashkë me zjarrfikësit kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga lumi.
“Rreth orës 16:15, në fshatin Tokëz, shtetasi A. A., 11 vjeç, banues në Librazhd, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Rrapun”.
“Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen nga lumi, të trupit të pajetë të këtij shtetasi”.
“Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”./tvklan.al