Shkolla “Ismail Qemali” kalon në mësim online shkaku i Covidit

17 janar 2022 | 11:57

Shkolla fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, nga sot ka kaluar në skenari C të mësimit, e që i bie se procesi mësimor do të mbahet online.

Sipas njoftimit të kësaj shkolle në “Facebook”, vendimi është marrë pas takimeve të njëpasnjëshme të grupit të Task Forcës së shkollës, dje dhe sot, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 dhe përhapjes shumë të shpejtë.

“Ky vendim është marrë pas shqyrtimit dhe përcjelljes së situatës me virusin në bashkëpunim me MASHT-in”, është thënë në njoftimin e shkollës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina e ka nisur me fitore bindëse stinorin pranveror në…