Shkolla “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë mbyllet për shkak të COVID-19

23 tetor 2020 | 20:25

Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë është marrë vendim që të mbyllet nga e hëna.

Rastet që janë paraqitur me koronavirus në këtë shkollë kanë bërë që të merret ky vendim, njofton Klan Kosova.

Janë 16 nxënës dhe katër mësimdhënës që janë të infektuar, prandaj me vendim të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik ky institucion kalon për dy javë të plota me mësim nga skenari A në skenarin C.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar drejtoresha e shkollës, Vjollca Jupolli.

Më poshtë i gjeni edhe dokumentet e Ministrisë së Shëndetësisë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kristen Welker ka qenë një fytyrë e njohur për miliona…