
Shkon Deschamps, vjen Zidane
29 qershor 2021
| 14:13
Koha e Didier Deschampsit në krye të stolit të Francës duket se ka përfunduar dhe pasi të bëhen analizat për këtë eliminim, stolin e kombëtares kampione të botës mund ta marrë Zinedine Zidane.
Ish-trajneri i Realit të Madridit është pa skuadër dhe gjithmonë e ka ëndërruar që një ditë të ulet në krye të kombëtares së “Gjelave”.
Mediat raportojnë se në këto momente është duke bërë nxehjen, pasi e ardhmja e trajnerit aktual është në ajër. Franca u kualifikua në Grupin F të “ferrit”, ku u rendit e para duke lënë pas Gjermaninë, Portugalinë dhe Hungarinë. Më pas u eliminua nga Zvicra me penallti pasi koha e rregullt dhe shtesa përfunduan me rezultatin 3-3.