Shkon në 28 numri i Kombëtareve që e siguruan kualifikimin në Botëror

15 tetor 2025 | 14:15

Ka shkuar në 28 numri i ekipeve kombëtare që e kanë siguruar kualifikimin në Kampionat Botëror.

Dritarja e FIFA-s për ndeshjet e tetorit u mbyll përfundimisht mbrëmë, ndërsa u zbuluan emra të rinj që e prenë biletën për Kupën e Botës, e cila do të mbahet vitin tjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë, shkruan “Gazeta Express”.

Nga Evropa vetëm Anglia e siguroi pjesëmarrjen në Botërorin 2026, ndërsa kanë mbetur edhe 15 vende të lira nga Kontinenti i Vjetër, ku një vend në garën më të madhe të futbollit botëror po e kërkojnë edhe Kosova e Shqipëria.

Në Botërorin e vitit të ardhshëm do të marrin pjesë 48 Kombëtare, që nënkupton se të lira janë edhe 20 vende.

Më poshtë mund ta shihni listën e 28 Kombëtareve të kualifikuara tashmë në Botëror:

ORGANIZATORË

SHBA

Kanadaja

Meksika

EVROPA

Anglia

AZIA

Arabia Saudite

Australia

Irani

Japonia

Jordania

Katari

Koreja e Jugut

Uzbekistani

AFRIKA

Afrika e Jugut

Algjeria

Bregu i Fildishtë

Egjipti

Gana

Kepi i Gjelbër

Maroku

Senegali

Tunizia

AMERIKA E JUGUT

Argjentina

Brazili

Ekuadori

Kolumbia

Paraguai

Uruguai

OQEANIA

Zelanda e Re

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës së Jugut,…