Shkon në 39 numri i viktimave të tërmetit në Izmir, ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën

31 tetor 2020 | 23:20

Numri i viktimave në tërmetit në Izmir të Turqisë ka shkuar në 39.

Deri tani ka 667 persona të plagosur lehtë, 218 që po qëndrojnë në terapi nga plagët e marra gjatë shembjes së ndërtesave. Dyshohet se 180 persona vjojnë të jenë ende nën rrënoja, ndërsa ekipi i kërkim-shpëtimit vijon kërkimin.

Tërmeti me madhësi 6.6 në Detin Egje u regjistrua në orën 14:51, të ditës së djeshme, 17 kilometra larg rrethit Seferihisar të Izmirit.

Puna e shpëtimit vazhdon në 8 ndërtesa, ndërsa ka përfunduar në 9 nga 17 ndërtesat ku po kryhet puna e kërkim-shpëtimit.

649 persona, 836 automjete dhe 20 qen kërkues janë në terren në zonën më të prekur nga tërmeti.Në zonën e tërmetit, 3 mijë e 66 çadra, 34 stacione bazë lëvizëse, 26 mijë e 130 batanije, 10 mijë e 560 shtretër, 6 mijë jastëqe, 5 kuzhina të lëvizshme, 5 automjete hotelierike, 2 automjete të lëvizshme të shërbimit social dhe 164 mijë e 938 pajisje janë në dispozicion të personave të cilët kanë ngelur pa shtëpi.

Gjithashtu sipas medias turke, 3 kamionë lëvizës të koordinimit, 7 avionë ushtarakë të ngarkesave, 1 mjet ajror pa pilot (UAV), 11 anije të Rojës Bregdetare, 6 helikopterë, 1 ekip zhytjeje, 292 personel sigurie u dërguan në rajon në ndihmë të të gjithë qytetarëve turq./ TCh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka folur…