Shkon në vazhdime ndeshja Maroku-Spanja

06 dhjetor 2022 | 17:58

Spanja dhe Maroku do të zbulojnë skuadrën çerekfinaliste vetëm pas 30 minutave shtesë dhe ndoshta dhe penalltive, pasi koha e rregullt do të përfundonte pa gola.

Asensio shpërdoroi një mundësi të mirë përballë portierit në minutën e 27-të, por goditja e tij shkoi në rrjetën e jashtme.

Maroku u kundërpërgjigj 5 minuta më pas me një goditje të fortë të Mazraoui, që do të ndalej nga portieri Unai Simon.

Në pjesën e dytë loja është e mërzitshme, me Spanjën që u shfaq disi më e rrezikshme me Moratën në fushë. Portieri Bono shpëtoi Marokun në fundin e shtesës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shpërthim i ri është dëgjuar tek Tre Rrokaqiejt në…