Shkrimi i trajnerit të Norwich Cityt, ky është reagimi i Rashicës
07 nëntor 2021
| 12:56
Trajneri i Norwich Cityt, Daniel Farke është shkarkuar nga detyra, përkundër që e arriti fitoren e parë sezonale dje.
Pak orë pasi shënoi fitoren 1:2 ndaj Brentford, Farke është njoftuar me vendimin e drejtuesve të Norwichit.
Pas shkarkimit të tij, ka reaguar edhe ylli kosovar, Milot Rashica, i cili është pjesë e Norwichit.
“Faleminderit për gjithçka bos”, ka shkruar Rashica në llogarinë e vet në “Instagram”.
Daniel Farke ishte insistuesi më i madh që Rashica të vinte te Norwich, gjë e cila ishte arritur gjatë afatit kalimtar veror.



