Shkrumbohet nga flakët restoranti i Petrit Gjeçaj në Theth

10 korrik 2025 | 09:01

Një restorant në Theth të Shqipërisë është shkrumbuar nga flakët në mesnatë. Siç shihet nga pamjet i gjithë restoranti është nën “pushtetin” e zjarrit.

Nga flakët raportohet se ka pasur vetëm dëme materiale. Ndërsa mësohet se zjarri është shuar pas ndërhyrjes së banorëve të zonës.

Ende s’ka një njoftim nga policia lidhur me djegien e restoranit në pronësi të Petrit Gjeçaj  në fshatin turistik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është liruar rruga për qarkullim të të gjithë kamionëve në…