Shkumbin Demaliaj i bashkohet PDK-së
24 nëntor 2025
| 14:23
Ish-ushtari i UÇK-së, ish deputeti e kryetari i Iniciativës Qytetare “Demokracia”, Shkumbin Demaliaj iu është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.
“Partisë Demokratike të Kosovës, sot zyrtarisht i është bashkuar Iniciativa Qytetare “Demokracia”, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj. Shkrirja e saj në PDK është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë të përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe angazhimin qytetar. Vazhdojmë përpara me përkushtim dhe bashkëpunim për një Kosovë më të mirë!”, ka shkruar Hamza në njoftimin e tij.



