Shkurtohen kolonat në kufi në dalje të Kosovës

07 janar 2026 | 08:34

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit të të dhënave mbi gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas raportit, situata në të gjitha pikat kufitare paraqitet e qetë. Në Merdar pritjet për të dalë nga Kosova zgjasin deri në 20 minuta, kurse tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 15 minuta.

Për sa i përket hyrjes në vend, në të gjitha pikëkalimet pritjet arrijnë deri në 5 minuta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur në moshën 84-vjeçare Aldrich Ames, ish-oficer i CIA-s,…