Shkyçja e njësisë B1, Janina Ymeri: Është bërë normale të thuash një bllok i termocentralit nuk punon

08 shkurt 2026 | 23:13

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) ka njoftuar se sot në njësinë B1 të Termocentralit Kosova B janë evidentuar rrjedhje të konsiderueshme të avullit në sistemin e gypave brenda kaldajës, të paraqitura rreth orës 10:00.

Për këtë ka reaguar Janna Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duke thënë se është bërë e zakonshme të thuash se një bllok nuk po funksionon.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka treguar sesa ditë B1 nuk ka qenë në funksion.

Postimi i plotë:

Të thuash se sot një bllok i termocentralit nuk punon, fatkeqësisht është bërë e zakonshme, megjithatë të thurren poste lavdata të tipit ” e kemi siguruar bukën e motmotit” është e pavend edhe aspak profesionale.

Të dhënat:

1. B1 ka qenë në plan të mos punoj për 49 ditë për revizion e riparim në muajt Mars, Prill e Tetor 2025.

Meqenëse ky plan është publikuar në fundvit nga ZRRE, e marr të mirëqënë se 49 ditë janë arsyetuar me riparime.

Nga 2026

2. B1 nuk ka punuar në datat 3 Janar e 4 Janar, tutje.

B1 nuk ka punuar plotësisht në datat 12 janar, 13 Janar e 14 Janar.

3. Sa për sigurimin e bukës motmotit, nga ora 18 sonte janë planifikuar për import 150-200 MW/h më shumë sesa e diela e kaluar (krahasimi javë- javë është relevant), sepse ne nuk kemi asnjëherë teper energji jashta orëve të mesnatës dhe çdo rënie na bën të kërkojmë rrymë urgjentisht.

Kêshtu të paktën 6000 Euro deri 9,500 Euro më shumë në orë po shkojnë import me çmime të Alpex it.

4. Çmimi në Alpex për sot është dukshëm më i lartë se ai që ofronte KEK dhe nesër do jetë më shumë se dyfishi i cmimit në KEK, afër 80 Euro/MËh (DAM, 79.48 Euro/MËh)

5. Poashtu, automatikisht rriten çmimet e bartjes ku në krahasim me javën e kaluar (ditë e Hënë) dhe nesër ankandi ditor për bartje të rrymës rritet nga 1,989 Euro në 11, 085 Euro.

Çdo gjë dihet, sa gjenerohet, sa importohet, sa kushton bartja, sepse platformat janë ndërkombëtare.

Propagandat që po bëhen kanë pasur vend e vlerë për shtete të izoluara, në Shqipërinë e kahmotshme, por nuk pranohen këso lëvdata varfërie në Kosovë.

Ne jemi gjallë, të vetëdijshëm e nuk jemi sikurse Kurti që ka menduar se nuk dijmë sa paguajmë.

E dijmë sa paguajmë, çfarë po paguajmë edhe më e dhimshme, kënd po a pagujmë që nuk po del të jetë KEK por tregtarët e energjisë elektrike.

Në koment gjeni referencat dhe llogaritjet.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa qytetarët në 34 komuna mund të përballen me një…