Shkyçja e rrymës për bizneset, ZRrE: E kemi obligim t’ua ndalim rrymën, veç 8% kanë mbetur pa furnizues

19 gusht 2025 | 19:20

Pas shkyçjes së bizneseve nga furnizimi me energji elektrike si pasojë e zbatimit të të ashtuquajturit “treg i lirë” i energjisë, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka dalë me një komunikatë për shtyp për t’u sqaruar dhe qëndruar prapa vendimit të tyre.

Tha se vetëm 8% e pikave matëse kanë mbetur pa u lidhur me furnizim përmes furnizuesve në të ashtuquajturin treg të lirë – dhe se moslidhja e kontratave i bën ata të obliguar t’ua ndërprejnë rrymën.

“Konsumatorët të cilët dështojnë të hyjnë në marrëveshje me një nga furnizuesit e licencuar, operatori i sistemit është i obliguar të ndërpresë furnizimin me energji elektrike për ta”, thanë ZRRE.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka pritur në takim…